“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sulmin me armë në eventin presidencial të Donald Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një reagimi në rrjetin “X”, kryeministri Rama thotë se e dënon me forcë sulmin që godet lirinë dhe demokracinë, teksa shton se ndihet i lehtësuar që Trump dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurit dhe mirë.
“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që Presidenti dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë“-shkruan Rama në “X”.
Unsettling to receive news of a gunman’s violent attack at a hotel in Washington, DC during a presidential event with journalists. An assault like this strikes at freedom and our democratic way of life everywhere. I vehemently condemn it. Relieved that the @POTUS and all those…
— Edi Rama (@ediramaal) April 26, 2026
Top Channel