Festivali Kombëtar i Shkëncës, Rama: Do rriten financimet për start-upet, më shumë bashkëpunim me shkollat e mesme për projektet

26/04/2026 13:27

Nga finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, kryeministri Edi Rama theksoi se po punohet për të rritur financimet për start up-et.

Për “shkencëtarët e ardhshëm”, Rama tha se do të mbështeten vazhdimisht për të krijuar krijuar një sistem për projektet e reja.

Në sektorin privat kemi shumë për të bërë akoma. Së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, jemi duke punuar për të rritur në mënyrë të konsiderueshme financimet për start up-et dhe mbështetjen për ata që kanë potencial dhe nesër mund të kthehen në krijues dhe themelues të start up-eve.  Juve s’do t’ju lëmë pas, do të jemi pranë jush, do të krijojmë një sistem që do ta mbështesim edhe me financime që këto projekte që janë ende në bërthamë, të zhvillohen më tutje dhe të hyni në këtë rrugë të pafundme të teknologjisë së re”, tha Rama.

Rama shtoi se do rritet bashkëpunimi me shkollat e mesme për projektet.

“Ne duhet të gjejmë rrugët që të punojmë me universitetet, shkollat e mesme për të rritur kapacitetet e planifikimeve me projektet e duhura për të aksesuar fondet e BE”, tha Rama.

Në përfundim të festivalit, vendin e parë e fitoi shkolla e mesme “Zhani Ciko” në Patos, me një projekt të fokusuar te rëndësia e bletëve dhe ndërthurja e teknologjisë me natyrën. Projekti u vlerësua për qasjen inovative dhe mesazhin e tij mbi qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Top Channel