Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, nafta dhe benzina do të shiten më shtrenjtë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët në Dibër.
Ai u ndal gjatë takimit tek projekti “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, pjesë e Paketës së Maleve, ku u shpreh se për pak ditë do të firmosin marrëveshjen.
Rama shtoi se Bashkitë duhet të jenë aleatët e fermerëve.
“Problemi është tek projekti dhe aplikimi, paratë janë. Ne e kemi rritur ndjeshëm mbështetjen. Për pak ditë do të firmosim marrëveshjen me Bankën e Shqipërisë dhe do të ofrojmë kredi me interes të ulët dhe garanci jashtë shtetit. Askush nuk ka më alibi, as kryetarët e bashkive. Po nuk bëtë 10 agroturizma me paketën e maleve dhe 3 shoqëri të bashkuara, mos hajdeni të pretendoni të kandidoni më. Bashkitë duhet të jenë aleatët e fermerëve. Peshkopia, me gjithë respektin është shumë e vogël, dhe Dibra është shumë e madhe. Pasuria e Dibrës është tek këto toka, male, turizmi”, u shpreh Rama.
Top Channel