Sulmi terrorist në Banjskë/ Gjykata dënon me burg përjetë Bllagoje Spasojeviç dhe Vlladimir Toliç, 30 vite për Dushan Maksimoviç

24/04/2026 15:15

Është mbajtur sot gjyqi i tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë. Ata janë njohur me vendimet, që janë maksimale. Dushan Maksimoviq ishte i vetmi prej të akuzuarve për sulmin terrorist të Banjskës që mori pjesën në seancën e shpalljes së vendimit ndaj tij.

Pjesë e aktakuzës dhe gjykimit janë edhe Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq, teksa seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Vendimi për treshen e të akuzuarve është burgim i përjetshëm për Bllagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç, 30 vjet burgim për Dushan Maksimoviç.

Top Channel