Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë/ Në pranga 26-vjeçari në Laç, akuzohet për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh
Tensionet shoqëruan seancën maratonë të së enjtes edhe në orët e vona të mbrëmjes.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u përjashtua nga seanca, pasi bllokoi foltoren, duke bërë që të ndërhynte garda. Pas disa vërejtjeve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e përjashtoi.
Pas disa minutash ndërprerjeje, seanca rinisi mes kaosit, pasi Boçi nuk zbatoi vendimin për t’u larguar nga salla. Opozita vijoi revoltën në grup dhe u largua nga seanca, pasi Peleshi nuk tërhoqi vendimin për Luçiano Boçin.
Diskutimet për rendin e ditës vijuan vetëm me përfaqësuesit e mazhorancës, të cilët miratuan me votat e tyre të gjitha projektligjet e propozuar nga socialistët. Ndërkohë, me propozim të kreut të grupit socialist, Taulant Balla, projektligji i propozuar nga opozita për taksat kombëtare, që synonte uljen e çmimit të naftës, u shty për në seancën e radhës.
Sakaq, në mungesë të deputetëve opozitarë, mazhoranca miratoi me 76 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin për krijimin e Agjencisë së Arsimit.
Kuvendi miratoi gjithashtu me 77 vota pro në tërësi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, ‘Për Gardën e Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”.
Me këto ndryshime ligjore, mazhoranca synon të rikthejë formulën e mëparshme të emërimit të drejtuesve të Gardës së Republikës, duke hequr dorë nga procesi i konkurrimit dhe duke parashikuar emërim të drejtpërdrejtë nga Kryeministri, me propozim të ministrit të Brendshëm.
Pas 12 orësh diskutime e debate, seanca plenare u mbyll me një minutë heshtje në nder të akademikut të njohur, Rexhep Qosja, që u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Top Channel