Izraeli dhe Libani akuza njëri-tjetrit për shkelje të armëpushimit, IDF njofton vrasjen e tre terroristëve të Hezbollahut
Papa Leoni XIV u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që të rikthehen në negociatat për paqe, mes tensioneve të larta dhe konfliktit në rajon.
Gjatë një deklarate për gazetarët, Papa theksoi se lufta ka pasoja të rënda për civilët. “Konflikti ka lënë një popullsi të tërë në Iran me njerëz të pafajshëm që vuajnë,” u shpreh ai.
Komentet e Papës vijnë pas një debati publik me presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka kritikuar qëndrimet e tij lidhur me operacionet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Papa Leoni theksoi nevojën për dialog dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm. “Do të inkurajoja vazhdimin e dialogut për paqen… për të hequr kërcënimin e luftës dhe për të respektuar ligjin ndërkombëtar,” deklaroi ai gjatë kthimit nga një vizitë në Afrikë.
Ai shtoi se si udhëheqës shpirtëror nuk mund të mbështesë luftën dhe bëri thirrje për një “kulturë paqeje, jo urrejtjeje dhe përçarjeje”.
Papa zbuloi gjithashtu një histori personale që e ka prekur thellë: ai mban me vete fotografinë e një fëmije mysliman nga Libani, i cili e kishte pritur me një pankartë “Mirë se vini Papa Leoni”. Sipas tij, fëmija është vrarë gjatë fazave të fundit të luftës.
Top Channel