Foto ilustruese

Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Kurbin.

Gazetarja Brixhilda Deda raporton se i plagosur ka mbetur Akil Tahiri, banues në Fushë Kuqe.

Njoftimi është bërë fillimisht nga Spitali i Traumës, aty ku 35-vjeçari u paraqit për mjekim.

Pasi u njoftuan shërbimet e policisë u nisën drejt vendngjarjes, ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak.

Në Spitalin e Traumës, Tiranë, rreth orës 11:15, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe, Kurbin, shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Top Channel