Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Milot, kamionçina përplas motorin
24/04/2026 17:48
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.
Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një motorçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Top Channel