Ambasadori i SHBA në NATO viziton bazën ushtarake të Kuçovës, Whitaker: Shqipëria, nyje e rëndësishme logjistike 24/04 18:15
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një foto krah ambasadorit të SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker.
Krahas fotos ai shkruan se kanë diskutuar për lidhjen e ngushtë mes vendeve, partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike e ushtarake.
“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, shkruan Rama.
Top Channel