Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Kombinatit, në rrugën “Llazi Miho”, ku kampioni me drejtues G. Gj., rreth 34 vjeç, ka përplasur 61-vjeçarin Y.D., i cili ka humbur tragjikisht jetën.

Nga aksidenti mësohet të jetë dëmtuar edhe një efektiv policie, i cili në atë moment ka qenë jashtë detyre.

NJOFTIMI POLICISË – Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel