I dënuari përjetë transferohet nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, i gjendet drogë në çorape pas kontrollit në qeli
Një aksident fatal është shënuar këtë pasdite në superstradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.
“Rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz, Fushë-Krujë, automjeti me drejtues shtetasin N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues R. M., rreth 22 vjeç.
Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe (pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. R) si dhe janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një këmbësore shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel