“Thaçi do të përfundojë si Murseli”/ Kurti distancohet nga deklarata e deputetit: Nuk është i yni, përgjegjësi personale

23/04/2026 14:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u distancua nga deklaratat e deputetit Fatos Geci, duke nënvizuar se nuk është kryetar i ndonjë komisioni disiplinor, e aq më pak nuk përgjegjësi për pohimet e bëra nga dikush që i përket një partie tjetër.

Deklarata e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i cili vjen nga Lista Guxo, ka nxitur reagime të shumta në vend. Geci u shpreh më herët në parlament se Hashim Thaçi do të përballet me të njëjtin fat si Naim Murseli, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Kurti rikujtoi edhe një herë qëndrimin e partisë së tij ndaj Gjykatës Speciale.

Pohimin polemizues, Geci e bëri në përgjigje të pohimeve të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, i cili gjatë seancës parlamentare qe shprehur se deputetët e partisë në pushtet kanë nisur të dridhen për shkak se kanë nuhatur rikthimin e Thaçit në politikë.

 

Top Channel