“Nuk e kuptova që po na gjuanin”, Arjan Ndoja dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj tij: Makina jonë ngeci në kanal, vetëm Andi ishte më i vetëdijshëm Vala e kontrolleve të ndërkombëtarëve dhe SPAK për call center në Shqipëri vijon ende, më e fundit ishte ajo e urdhëruar nga francezët, ku sërish Prokuroria e Posaçme ka dyshime se gjendet përpara një grupi kriminal që shkaktoi një dëm prej gati 845 mijë euro.
Në një reagim zyrtar, SPAK tregoi se divizioni financiar dixhital i kërkimeve të xhandarmërisë së Pau dhe Policia e Shtetit kryen kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë. Hetimet kulmuan nga një shkëmbim informacioni të dërguar nga Eurojust, rreth mashtrimit të shtetasve francezë, të cilëve u kërkohej të investonin në kriptomonedha.
Duke iu referuar denoncimit të katër shtetasve francezë, SPAK po heton për skemën e mashtrimit përmes shoqërisë “UNIVERSAL TRADE” dhe pastrim parash në rrethana rënduese. Ndërsa dëmi i identifikuar ndaj katër denoncuesve është gati 845 mijë euro, për 9 të dëmtuar të tjerë dëmi arrin shifrën e 1.1 milionë euro, i shkaktuar përgjatë katër muajve.
SPAK deklaron se ka gjurmuar vlerat e transferuara dhe pritësit e kuletave në kriptomonedhë, që në total janë pesë shtetas të identifikuar. Njëri prej tyre, që konsiderohet kryesori në këtë skemë, është ndaluar nga policia.
Top Channel