Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Berisha: Pavarësisht nga mospajtimet, do ruaj gjithmonë mirënjohjen ndaj tij Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është ‘përplasur’ me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, pasi ky i fundit nuk e ka lejuar të marrë fjalën në Kuvend.
Peleshi: Lironi foltoren. Këtu veprojmë sipas rregullores, secili prej jush po të ishte këtu nuk do e jepte fjalën pa asnjë shpjegim. Njëherë flitet. Z. Këlliçi duhet të kontribuoni për ta zgjidhur situatën, jo për ta acaruar. Kam vepruar sipas rregullores, fjala nuk merret me forcë. Ju lutem tani, fjala jepet njëherë se krijohet precedent dhe spekulojnë edhe të tjerët. Lironi foltoren, po shkelni rregulloren. E morët fjalën 10 minuta, u ngritët herët herën e dytë pa referencë në rregullore.
Boçi: Nuk ke turp, do më të tregosh rregulloren.
Peleshi: Merrni masën e dytë disiplinore. Vërejtje. Nëse vazhdoni ta shkelni, ju hiqet e drejta për fjalën. Përjashtoheni nga salla. 5 minuta pushim derisa z. Boçi të lirojë foltoren.
Top Channel