“Erdhe ti dhe shpike rrotën”/ Debat mes Zhupës dhe Kumbaros për licencën e mësuesit, ministrja: Asnjë arsimtar nuk po hiqet nga puna 23/04 12:59
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u përfshinë në një debat në lidhje me kohën në dispozicion për të folur.
Edhe pse Berishës i mbaroi fjala, ai nuk pranonte foltoren e Kuvendit për t’i hapur rrugë fjalës që do mbajë deputetja e PD, Jorida Tabaku.
“Ju mbaroi fjala, zoti Berisha. Fjalën e ka Jorida Tabaku. Ju lutem, lironi foltoren për zonjën Tabaku. Çfarë do bëjmë tani? Ju lutem, zoti Berisha!”, iu drejtua Peleshi-Berishës, ndërsa ky i fundit nuk pranonte të lironte foltoren.
Megjithatë, nuk vonoi shumë që kreu i selisë blu të dorëhiqej dhe të ulej në karrigen e tij.
Top Channel