“Pagë pa punë” në UK Mirditë/ Përplasja në ‘Fiks Fare’, akuza, kundër-akuza dhe përgjigje të shmangura Bashkimi Europian mbetet i vendosur për zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sipas zyrtarëve më të lartë të unionit, kryesojnë procesin Shqipëria dhe Mali i Zi.
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, zhvilloi takime të nivelit të lartë në Greqi, prej ku mori garanci për mbështetjen e këtij procesi.
“Greqia është një partner i rëndësishëm në zgjerimin e Bashkimit Europian, duke u kufizuar me disa vende kandidate. Në Athinë me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, diskutova zhvillimet e fundit pozitive në Mal të Zi, Shqipëri, Ukrainë, Moldavi, si dhe rrugën e zgjerimit drejt Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor”, tha Marta Kos.
Angazhimin e Greqisë për integrimin e rajonit e konfirmoi edhe ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, gjatë takimit në Athinë me Komisioneren Kos.
“Qeveria greke është shumë e angazhuar në procesin e zgjerimit, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, dhe do të luajë një rol vendimtar në nxitjen e progresit gjatë Presidencës së saj të Këshillit në një moment të rëndësishëm vitin e ardhshëm”.
Në fokus të bisedimeve mes Komisioneres Marta Kos dhe zyrtarëve të lartë grekë kanë qenë edhe marrëdhëniet me Turqinë dhe të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, veçanërisht Qipron.
Top Channel