Video/ Avioni përplaset me telat e tensionit të lartë në Los Angeles, piloti 70-vjeçar në gjendje kritike

22/04/2026 08:26

Një avion i vogël u rrëzua në Los Angeles, pasi goditi një shtyllë elektrike dhe u përmbys, duke përfunduar në parkingun e një dyqani pjesësh këmbimi.

Sipas Los Angeles Fire Department, piloti, një burrë rreth të 70-ave, u transportua në spital në gjendje kritike. Ai ishte i vetmi person në bord dhe nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Ngjarja ndodhi pranë Aeroportit Whiteman. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë dëshmitarë që përpiqeshin të ndihmonin pilotin, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për të mbuluar një rrjedhje karburanti pranë rrënojave.

Sipas një deklarate të Koalicionit të Aeroportit Whiteman, avioni ishte marrë me qira nga piloti.

Top Channel