‘Misteri’ i vjedhjes së eshtrave në varrezat e Lushnjes, ndiqet në gjendje të lirë autori i dyshuar

21/04/2026 13:39

Policia ka njoftuar se ka shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar të vjedhjes së eshtrave të një gruaje në varrezat e qytetit të Lushnjës, ku ishte hapur një tunel nën dhé.

Burime policore bëjnë e dije se 36-vjeçari, E.N, dyshohet se ka dëmtuar varrin.

Ngresi është shoqëruar nga Policia në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Rreth orës 10:00, roja i varrezave të qytetit të Lushnjës, shtetasi O. R., ka konstatuar dëmtime në pjesën e sipërme të një varri.

Paraprakisht dyshohet se varri është dëmtuar (gërmuar), nga shtetasi E. N, 36 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendo”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin E. N, në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autori i dyshuar po ndiqet në gjendje të lirë, teksa ai nuk e ka pranuar fajësinë.

Top Channel