Vrasja e trefishtë në Podgoricë, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë, ky është autori i dyshuar
Kosova është drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të ri.
Të hënën, ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit e refuzuan Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Dy partitive opozitare, Kurti u ofroi postin e kryeparlamentarit, por të njëjtët e refuzuan për shkak të insistimit të këtij të fundit për të mbajtur presidentin brenda Vetëvendosjes. Njohësit e shohin ofertën e Vetëvendosjes dhe takimet si joserioze.
Dështimi i negociatave me dy partitë opozitare e lë Vetëvendosjen pa opsione për marrëveshje të tjera në mungesë të kuorumit prej 80 deputetësh që duhet për zgjedhjen e kryetarit të shtetit. Tashmë konsiderohet që ka nisur edhe fushata elektorale e qëllimi kryesor i partive, sipas njohësve të politikës së brendshme edhe gjetja e një fajtori për shkuarjen e vendit në zgjedhje parlamentare edhe një herë.
Kanë mbetur edhe një javë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në rast se më 28 prill dështon zgjedhja e kreut të shtetit, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare më së largu më 7 qershor.
Top Channel