“Fazë vendimtare e negociatave”, Gonzato në takimin me operatorët e biznesit ushqimor: BE e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në këtë proces

21/04/2026 13:08

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ishte i pranishëm në takimin mes qeverisë dhe operatorëve ushqimore dhe mbajti fjalën e tij në lidhje me sigurinë dhe evoluimin që do të duhet të ketë ky sektor, si parakusht për të hyrë në tregun e BE-së.

“Siguria ushqimore nuk është vetëm kërkesë, por e mirë themelore dhe u takon gjithë qytetarëve. Ajo siguron konsumatorët dhe ofron konkurrencë të drejtë mes operatorëve. Ajo përfaqëson edhe një nga fushat më komplekse dhe transformuese të reformës.

Tashmë Shqipëria ka hyrë në këtë fazë finale të negociatave dhe kjo matet me sistemet që funksionojnë, por edhe inspektime që janë efektive dhe bazohen në vlerësim rreziku. Bazohet në laboratorë të certifikuara dhe subjekte ushqimore, që përmbushin standardet e BE. Duhet përmirësim i subjekteve në përputhje me BE. Është shumë e rëndësishme për sektorin.

Autoritetet duhet të përdorin burimet e kufizuara dhe t’i bazojnë në kontrolle me bazë rrezikun. Këtu hyn më së shumti qumështi dhe mishi. Për shkak të cilësisë të ulët të qumështit të papërpunuar, është parakusht për të qenë konkurrentë në tregun e BE. Trajtimi i qumështit nuk është opsional, por hap thelbësor drejt BE. Është një nga ato kërkesa që duhet të përputhë Shqipëria.

Pamje nga takimi i sotëm me operatorët ushqimorë

Për operatorët ky transformim paraqet sfida madhore. Ky standardizim hap rrugën drejt tregut të madh të BE për eksporte. Kërkon adoptim, higjienë më të rreptë, përmirësim të gjurmueshmërisë dhe trajtim të stafeve. Kjo është e rëndësishme, sigurisht edhe e vështirë. Do të duhet t’ju jepet ndihmë në proces. Ky duhet të shihet si investim tek e ardhmja juaj.

Nevojitet më shumë investim nga qeveria, që bizneset të mësojnë kategorizimin, në mënyrë që të ketë më shumë investim. Gjithçka duhet të ndodhë me transparencë dhe besim, pa këto nuk ka asnjë avancim, qofshin edhe reforma të mëdha. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, jo për të pritur të përmbushni kushtet. Prandaj ju kemi dhënë 12.7 milionë euro, me Gjermaninë dhe Lituaninë, që do të ndihmojnë në këtë proces. Kjo mbështetje tregon interesin e BE-së në këtë proces.

Shqipëria tashmë ka bërë një përparim shumë të rëndësishme. Tregimi është i qartë, por hapat e ardhshëm do të jenë vendimtarë. 6 kushtet përmbyllëse për sigurinë ushqimorë janë të qarta dhe përmbushja e tyre do kërkojë lidership të madh institucional. Ne, BE do të vazhdojmë të mbetemi partneri juaj i përkushtuar në këtë rrugëtimin tuaj të rëndësishëm”, përfundoi Gonzato.

Top Channel