“Është bllokuar në premtime të rreme”/ Tensione mbi raundin e ri të bisedimeve SHBA–Iran, Lavrov: Nuk shoh rezultate konkrete

21/04/2026 18:52

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Moska sheh kryesisht premtime, kërcënime dhe garanci në bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por deri më tani mungojnë rezultatet konkrete. 

Sipas tij, pala ruse po merr në konsideratë edhe qëndrimin e Teheranit, i cili pretendon se është “bllokuar në premtime të rreme”, duke iu referuar edhe marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA). Kjo marrëveshje, e arritur gjatë presidencës së Barack Obamës, parashikonte kufizime në programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Lavrov theksoi gjithashtu se Rusia po analizon zhvillimet lidhur me një raund të ri të mundshëm bisedimesh në Pakistan, duke nënvizuar se situata mbetet shumë fluide dhe mund të ndryshojë shpejt.

Ai shtoi se Moska mbështet përpjekjet e negociatorëve nga të dyja palët, duke vlerësuar se arritja e një marrëveshjeje të ngjashme me atë të vitit 2015 do të përbënte një sukses të rëndësishëm diplomatik.

Top Channel