Deputeti i grupit parlamentar të Vetëvendosjes shpreson që Thaçi të dënohet më burgim të përjetshëm
Jo shumë gjatë prej kur Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën në mbrojtje të së vërtetës së luftës, nga salla e seancave u dëgjua një fjalim skandaloz.
Fatos Geci, deputet i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, anëtar i partisë Guxo, të martën tregoi që shpreson që ish – presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata Speciale e Hagës.
“Sot dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, tha ai.
Geci mori fjalën si replikë ndaj fjalimit të shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirit i cili tha se “disa persona kanë filluar të dridhen tashmë kur e kanë ndjerë erën e kthimit të Thaçit”.
Fjalimi i tillë i Gecit nxiti reagim të ashpër nga PDK që e cilësuan si fyerje ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje e kryeparlamentarja Haxhiu u distancuan nga fjalimi i Fatos Gecit.
Hashim Thaci, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin janë gjykuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me aktakuzën për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Tashmë pritet vetëm verdikti i kësaj gjykate mbi këtë çështje.
Top Channel