Vrasja dhe plagosja e efektivëve në Maliq, Hita dhe Lamallari “zbarkojnë” në Korçë, mbledhje urgjente me strukturën e policisë Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e Elton Javorit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit Agim Gashi 38 vjeç, banues në Fier.
Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Kreshnik Gashi (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi Elton Javori, 41 vjeç.

Kreshnik Gashi
Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Top Channel