Ministri Hoxha takim me Komisioneren Kos në Bruksel: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi rezultate konkrete. Standardet e BE, prioriteti ynë Procesin e rienergjizimit të nisur brenda PS, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e shikon të lidhur me zgjedhjet lokale të 2027 për të cilat tha se ambicia e PS është fitimi 61 bashkive.
Balla se tha se ky proces rienergjizimi i partisë ndërlidhet me fazën tjetër. “Faza tjetër janë zgjedhjet vendore. Partia Socialiste e Shqipërisë konkurron për të fituar në të 61 bashkitë e vendit”, tha socialisti, ndërsa shtoi “Nëse unë i referohem asaj që është sot, ndërkohë që nga bashkëkryetari ynë i reformës administrative-territoriale jemi njoftuar sot dhe për kalendarin e toënholl-eve, pra dëgjesave për pjesën që lidhet me reformën administrative-territoriale, do jenë dëgjesa në të gjithë territorin në të 12 qarqet e vendit, ku i kam kërkuar edhe kolegëve deputetë që të jenë pjesë e këtyre dëgjesave për të marrë shënim çdo lloj rekomandimi që vjen nga qytetarët.
Thelbi i reformës administrative-territoriale është një qeverisje më efektive vendore dhe e vërteta është që sot pas 12 viteve nga 2014 jemi në kushtet e një reforme administrative-territoriale e cila ka prodhuar disa suksese, duhet të konsoliduar në pjesën e mirë-administrimit dhe në pjesën e përmirësimit të shërbimeve publike në dobi të qytetarëve, dhe unë nuk… edhe hesht të parashikoj se sa do të jetë numri i bashkive, se nuk është çështje numri, është çështje përmirësimi i shërbimesh për njerëzit“.
Sakaq ai e la të hapur mundësinë e hartimit të një rezolute nga parlamenti Shqipërisë për 21 Janarin.
Top Channel