Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane, Teherani: Shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes së armëpushimit
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, do të udhëheqë delegacionin amerikan në raundin e dytë të negociatave me Iranin, që pritet të zhvillohen në Pakistan.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, ndërsa konfirmimi vjen menjëherë pas deklaratës së presidentit Donald Trump për vijimin e bisedimeve.
Negociatorët pritet të mbërrijnë në Pakistan gjatë ditës së nesërme, në përpjekje për të arritur një marrëveshje pas raundit të parë, i cili përfundoi pa sukses.
Sipas raportimeve, Vance kishte udhëhequr edhe bisedimet e para, me kërkesë të vetë përfaqësuesve të Teheranit, të cilët e konsiderojnë atë një figurë me qëndrime më pak konfrontuese dhe më pranë qasjes anti-luftë.
Raundi i dytë i negociatave shihet si një moment kyç për uljen e tensioneve mes dy vendeve, në një kohë kur situata në rajon mbetet e delikate.
Top Channel