Rama vizitë zyrtare në Abu Dabi, kryeministri publikon pamjet: Solidarizohemi me Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë kohë të trazuar të Gjirit Arabik
19/04/2026 18:40
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga vizita e tij në Abu Dabi.
Kjo vizitë zyrtare e kreut të qeverisë shqiptare, sipas Ramës është një shprehje e drejtëpërdrejtë e solidaritetit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, “në këtë kohë të trazuar të Gjirit Arabik”.
“Jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”, shkruan Rama.
Kjo vizitë vjen pas asaj në Romë dhe Barcelonë.
Top Channel