U akuzua nga Macron për vrasjen e përfaqësuesit francez në Liban, reagon Hezbollahu: Nuk kemi gisht…

18/04/2026 18:44

Grupi militant Hezbollah ka mohuar përfshirjen në incidentin që la të vdekur një paqeruajtës francez dhe plagosi tre të tjerë në jug të Libanit.

Më herët, Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban deklaroi se një vlerësim fillestar tregon se zjarri erdhi nga aktorë jo-shtetërorë, duke lënë të kuptohet për përfshirjen e Hezbollahut.

Organizata njoftoi gjithashtu se ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se informacionet e deritanishme sugjerojnë përgjegjësi nga ana e Hezbollahut.

Nga ana tjetër, vetë Hezbollah reagoi duke u shprehur i “habitur” nga akuzat e nxituara, duke theksuar se është e nevojshme koordinimi mes ushtrisë libaneze dhe UNIFIL-it, veçanërisht në kushtet aktuale të ndjeshme në rajon.

Top Channel