Vala e të nxehtit “pushton” Europën/ Frikë nga thatësira në Itali, rekorde temperaturash në të gjithë kontinentin Uraniumi ynë nuk ka për të shkuar asgjëkundi, deklaroi Teherani zyrtar, pavarësisht pretendimeve të mëhershme të Donald Trumpit se është rëndë dakord që Shtetet e Bashkuara të largojnë nga Republika Islamike materialin bërthamor.
Presidenti amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se do të punonte me lidershipin iranian për të nxjerrë elementin radioaktiv nga vendi “me një ritëm të qetë e të pranueshëm” përpara se ta merrte atë në Amerikë. Por Irani, jep një tjetër variant të ngjarjeve.
Ministria e jashtme iraniane këmbëngulje se nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë. “Uraniumi i pasuruar i Iranit nuk do të transferohet asgjëkundi,” deklaroi zëdhënësi i saj, Esmaeil Baqaei. Zyrtarë të tjerë në Teheran e mohuan gjithashtu pretendimet e Trumpit se regjimi i ajatollahëve ka rënë dakord për një pezullim “të pakufizuar” të programit bërthamor. Një diplomat i lartë iranian sqaroi se ende ekzistonin dallime të rëndësishme mes Teheranit dhe Uashingtonit, përfshirë çështjen e uraniumit të pasuruar.
Trumpi qe shprehur i bindur se ujdia ishte shumë pranë dhe priste që ajo të nënshkruhej “brenda një dite ose dy”.
Top Channel