U akuzua nga Macron për vrasjen e përfaqësuesit francez në Liban, reagon Hezbollahu: Nuk kemi gisht…
Gjatë fluturimit nga Kameruni drejt Angolës, Papa Leoni XIV mohoi se u është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan në fjalimet e tij në Afrikë, duke theksuar se ato ishin përgatitur më herët.
“I kam shkruar dy javë më parë”, u shpreh Papa duk shtuar se nuk ekziston një përplasje e vazhdueshme mes tij dhe Donald Trump.
“Nuk jam aspak i interesuar të debatoj me të”, deklaroi ai para gazetarëve në bordin e avionit. Sipas tij, tensionet e supozuara janë rezultat i një narrative të pasaktë në disa aspekte.
Duke folur për fjalimet e mbajtura gjatë vizitës apostolike në Afrikë, Papa sqaroi se ato nuk ishin shkruar për t’iu përgjigjur Trumpit.
“Janë përgatitur shumë kohë më parë, para se Donald Trump të komentonte për mua dhe mesazhin e paqes që po promovoj”, tha ai.
Papa shtoi se interpretimi i tyre si përgjigje ndaj presidentit është i gabuar dhe theksoi nevojën për të vijuar misionin e Kishës në përhapjen e mesazhit të Ungjillit dhe vëllazërisë.
Sipas Papa Leonit XIV, përplasja mediatike mes tij dhe Trump është nxitur nga komentet fillestare të presidentit amerikan. Ai iu referua një postimi të bërë më 12 prill në platformën Truth, ku Papa u akuzua për qëndrim tepër tolerant ndaj krimit dhe për afërsi me të majtën, ndërsa pretendohej se zgjedhja e tij lidhej me mbështetjen e Trumpit.
Në ditët në vijim, ndërsa Papa vijoi të dënojë retorikën e luftës dhe kërcënimet ndërkombëtare, përfshirë ato ndaj Iranit, Trump vazhdoi me kritikat e tij publike.
Nga ana tjetër, gjatë qëndrimit në Kamerun, Papa kritikoi ashpër “grushtin e tiranëve” që, sipas tij, po dëmtojnë botën përmes luftërave dhe shfrytëzimit. Selia e Shenjtë sqaroi se këto deklarata nuk ishin të drejtuara specifikisht ndaj presidentit amerikan.
Top Channel