“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës: PD-ja forca e vetme e pamposhtur

17/04/2026 20:26

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur në foltoren e protestës kombëtare të tyre për pagat dhe pensionet në vendin tonë.

Ai u shpreh se Partia Demokratike është e vetmja forcë e pamposhtur ndaj sulmeve.

“Kundrejt rritjes së madhe të çmimit të naftës kundër taksës grabitqare të Ramës në litrën e naftës. Pse nuk pati pjesëmarrje në një protestë të thirrur nga shoqëria civile, tek shqiptarët ka shumë pakënaqësi. Çmimet e naftës ndër më të lartat në botë. Rroga dhe pensione më të ulëta, janë në vendin tonë.

A është taksa e naftës më e larta në botë, këtë askush nuk e do dhe askush nuk e mohon. Opozita e ka përsëritur vitet e fundit që banalistët, e fshehin nga ju, e fshehin nga shqiptarë, shkaku i asaj proteste është frika që ka ngulur deri në palcë të shqiptarëve.

Edi Rama me sistemin e patronazhistëve, me arrestime dhjetëra mijëra shqiptarëve për faturat e dritave, me diferencimin politik, me propagandën e tij toksike, ka instaluar njësoj si etërit e tij të mëparshëm frikën tek shqiptarët. Duke i kërcënuar me vendin e punës, duke i kërcënuar me bizneset, shkurt duke i kërcënuar me kafshatën e bukës.

Ka vetëm një forcë që sot qëndronte e pamposhtur ndaj sulmeve të narko-shtetit, ka vetëm një forcë që sot ngrohet mbi fikën dhe dhunën, kjo forcë është Partia Demokratike.

Ndaj dhe unë për mundin, sakrificën tuaj, guximin dhe shpirtin e pamposhtur, kam falënderimin më të madh dhe nderimin më të sinqertë për ju, misionarë, zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja”, tha Berisha.

Top Channel