Protesta e PD/ “Me shashka e tym s’bëhet gjë”, Ilir Vrenozi thirrje Berishës: Nëse e ke seriozisht, merr karrigen sot dhe nis grevën para Kryeministrisë

17/04/2026 13:34

Ai njihet si një nga demokratët e ‘ethshëm’, por sot Ilir Vrenozi i është drejtuar me një kërkesë konkrete Sali Berishës dhe deputetëve të PD.

Vrenozi, me origjinalitetin që e karakterizon, thotë se protesta me shashka dhe tym nuk bëhen dhe nuk sjellin rrëzim pushteti. Sipas tij nëse PD e ka vërtetë qëllim të rrëzojë Edi Ramën, atëherë duhet që Berisha dhe deputetët e tij të nisin grevë para Parlamentit ose Kryeministrisë.

“Në qoftë se sot në orën 19, nëse e keni seriozisht të rrëzojmë Ramën, sot Berisha dhe deputetët e opozitës marrin një karrige dhe ulen para parlamentit ose kryeministrisë, dhe fillojnë një grevë urie ose ngujim.

Nëse e ke me gjithë mend merre karrigen dhe ulu, që të të shikojë populli që ka seriozitet, sepse merr e hidh shashka…

Ja shiko rrugës për Tiranë, por rruga për Tiranë duhet të bëhet edhe pak me motivim.

Nga ana e deputetëve, ata duhet të japim pak nga vetja e tyre, se ardhja aty dhe hidh shashka, hidh tym e ik me vrap, edhe çfarë? Edhe Rama vazhdon.

Do që Rama të mos jetë më në pushtet? Merrni nga një karrige dhe uluni para parlamenti, kjo prej burrash… pastaj nëse duan të bëjmë ‘au iu’, hajde bëjmë”, thotë Vrenozi.

 

 

Top Channel