Braçe merr në pyetje ministrat: Kam kërkuar 4 interpelanca për cilësinë e ndërtimeve, zjarrfikëset, kafshët e braktisura dhe ujërat e ndotur në Tiranë

17/04/2026 13:25

“Do t’ju kërkoja të gjithëve: kur flisni për mazhorancën, ajo është një e tërë, por edhe individuale. Unë as e njoh ndërtuesin, as e di, as e kam kërkuar; dhe, për të thënë të drejtën, i kam qëndruar përballë kur ka zënë hapësirat”, deklaroi dje Erion Braçe në Kuvend.

Senatori socialistëve çështjen e djegies të pallatit paranë QSUT, nuk e la thjesht në kuadrin deklarativ politik në sallën e parlamentit duke replikuar me Sali Berishën.

Sot ai publikoi një video duke hedhur firmën për katër interpelanca me ministrat e partisë së tij qeverisëse.

Për cilësinë e sigurinë e materialeve që përdoren në ndërtimin e banesave, njësive të shërbimit dhe godinave publike të shërbimeve jetike, arsimore e shëndetësore”, shkruan ai krahas videos.

Megjithëse ky pallat nuk ishte në njësinë 5 ku Erion Braçe është deputet, ai shkoi e pa në terren të mërkurën pasdite, përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar flakët.

E pikërisht për ata heronjtë e asaj dite, ligjvënësi socialist kërkon një interpelancë pikërisht për ta, kushtet e punës, statusin e tyre dhe “shërbimin zjarrfikës dhe hallet e tij” siç shprehet ai.

Interpelanca e tretë kërkuar nga Erion Brace lidhet me  kafshët  shoqëruese, të braktisura dhe mënyrën e trajtimit të tyre për bashkive, kontrollin mbi trajtimin e sigurinë e tyre. Ndërsa interpelanca e katërt për ujërat e ndotura të Tiranës dhe trajtimin e tyre përfundimtar.

Përballim faktet, argumentet dhe të gjejmë zgjidhje që përmirësojnë”- thotë Erion Brace i cili është vetë ofruar për të kandiduar për PS-n për postin e krye bashkiakut të kryeqytetit në lokalet e 2027.

 

Top Channel