“Mazhoranca nuk ka kundërshtarë”/ Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Ngjela: Saliu është anti-demokrat, non grata në dy vende
Detaje të reja kanë dalë nga zjarri që përfshiu një pallat pranë QSUT, ku për pasojë u dëmtuan 71 apartamente.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se policia ka siguruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth marketit ku dyshohet se nisi zjarri.
Sipas pamjeve të cilat kanë cilësi të dobët, rreth orës 16:30 të së martës, një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit. Pranë fasadës ndodheshin kartona të grumbulluar. Nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, por i mituri qëndron për disa sekonda pranë tyre. Rreth gjashtë minuta pasi ai largohet, në zonë nis të dalë tym. Në lidhje me zjarrin dyshohet se ka ardhur si pasojë nga i mituri ose nga ndonjë bisht cigareje nga ballkonet më sipër.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke u aktivizuar fillimisht në ambientet e marketit dhe më pas duke përfshirë të gjithë fasadën e pallatit, çka solli dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët.
Salla operative eshtë njoftuar për ngjarjen në orën 16:50.
Top Channel