Zelensky tregon suksesin e dronëve ukrainas në luftën ndaj Rusisë: Për herë të parë kemi kapur një pozicion rus duke përdorur vetëm robotë ushtarakë
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të mërkurën në mbrëmje biseda midis udhëheqësve të Izraelit dhe Libanit në një postim që ai publikoi në Truth Social.
Sipas tij, ky është komunikimi i parë midis dy palëve në 34 vjet.
“Po përpiqemi të krijojmë një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit”, shkroi presidenti amerikan, duke shtuar: “Ka kaluar shumë kohë që kur dy udhëheqësit folën, rreth 34 vjet. Do të ndodhë nesër. Shkëlqyeshëm!”, shkruan presidenti amerikan.
Zhvillimi vjen në një kohë tensionesh në rritje në Lindjen e Mesme.
Libani është përfshirë në konfliktin e lidhur me luftën SHBA-Izrael me Iranin, pas rifillimit të sulmeve ndaj Izraelit nga organizata pro-iraniane Hezbollah më 2 mars.
Operacionet izraelite që pasuan vlerësohet se kanë shkaktuar më shumë se 2,000 vdekje dhe zhvendosjen e mbi një milion njerëzve në Liban.

Top Channel