Morën peng biznesmenin Sula dhe i kërkuan para, Gjykata lë në burg dy vëllezërit dhe kushëririn e tyre
Një 22-vjeçar në Shëngjin është arrestuar pasi ishte në kërkim që nga viti 2023 për plagosjen e një personi në bashkëpunim me vëllanë e tij
Sipas informacionit të policisë, plagosja me armë zjarri ndodhi në fshatin Gjadër në gusht të vitit 2023, ndërkohë vëllai i tij, me të cilin 22-vjeçari bashkëpunoi, u arrestua në nëntor të po të njëjtit vit.
Njoftimi i policisë:
Në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllanë, plagosi rëndë, një shtetas, kapet në Shëngjin, 22-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim për krim kundër personit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetje Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në Shëngjin, shtetasin e akuzuar, G. M., 22 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin.
22-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se në muajin gusht, 2023, në fshatin Gjadër, i ndaluari ka bashkëpunuar me vëllanë e tij, shtetasin E. M. (të arrestuar në muajin nëntor, 2023), për plagosjen e rëndë, me armë zjarri, të shtetasit D. Gj..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel