Morën peng biznesmenin Sula dhe i kërkuan para, Gjykata lë në burg dy vëllezërit dhe kushëririn e tyre

16/04/2026 14:12

Gjykata e penale ka caktuar masën e sigurisë  “arrest në burg” për dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza dhe kushëririn e tyre Hysen Neza, të cilët disa ditë më parë morën peng biznesmenin Florian Sula.

Ngjarja ndodhi disa javë më parë, ku autorët e morën Sulën me forcë nga Tirana dhe e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare.

Ngjarjen e denoncoi vetë 32 vjeçari, pasi kishte të largohej prej tyre.

Top Channel