Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, Peleshi: Mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i çështjes tonë kombëtare

16/04/2026 10:23

Senaca plenare e ditës se sotme nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliott Engel.

“Eliot Engel ishte mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fortë i çështjes sonë kombëtare. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, tha kryeparlamentari, Niko Peleshi.

Eliot Engel, ish-kongresmen demokrat i Nju Jorkut që përfaqësoi pjesë të Qarkut Westchester dhe veriun e Bronx-it për më shumë se tre dekada, ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 79-vjeçare.

Ai njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të shqiptareve në Kongresin Amerikan. Engel shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 deri në vitin 2021 dhe ishte një avokat i zjarrtë i zgjedhësve të tij, të drejtave të njeriut dhe paqes globale.

Ish-kongresmeni u zgjodh për herë të parë në vitin 1988 dhe u mund në zgjedhjet paraprake të vitit 2020 nga Jamaal Bowman, fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme.

Ai shërbeu si anëtar i lartë dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në vitet e fundit të karrierës së tij, duke ndikuar në politikën amerikane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjatë një karriere mbi 44 vite në shërbim publik, Engel ishte i njohur për përkushtimin ndaj zgjedhësve të tij dhe mbështetjen e demokracisë në të gjithë botën.

Top Channel