Meloni pret Zelenskyn në Romë: Italia dëshiron të prodhojë dronë bashkë me Kievin, mbështetja për Ukrainën ka rëndësi strategjike
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se nuk do të përkulet para presionit për t’u përfshirë në një luftë me Iranin, duke thënë se konflikti nuk është në interesin kombëtar të vendit.
Komentet e tij erdhën disa orë pasi Donald Trump dha një intervistë në të cilën sugjeroi se kushtet e marrëveshjes tregtare Britani-SHBA të arritur vitin e kaluar mund të ndryshohen.
Në përgjigje të pyetjeve nga deputetët, Starmer tha se ishte nën presion të konsiderueshëm për të ndjekur një kurs të ndryshëm politik, duke shtuar se zhvillimet e fundit vetëm sa e kishin rritur atë presion.
“Nuk do të ndryshoj mendje. Nuk do të përkulem. Nuk është në interesin tonë kombëtar të përfshihemi në këtë luftë dhe ne nuk do ta bëjmë. E di se ku qëndroj”, tha ai.
Kryeministri britanik përsëriti se qeveria është e përkushtuar te mos ndërhyjë, duke theksuar se ky konflikt nuk është lufta e Britanisë.
Top Channel