Intensifikohen negociatat mes SHBA-së dhe Iranit, zyrtari i lartë pakistanez drejt Teheranit për të përcjellë një mesazh nga Uashingtoni 15/04 17:54
Një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën juglindore të Kahramanmaras në Turqi ka lënë të vdekur katër persona dhe 20 të tjerë të plagosur.
Guvernatori i zonës, Mükerrem Ünlüer, bëri të ditur për mediat se mes viktimave ndodhet edhe një mësues.
Sipas autoriteteve, autori i sulmit ka qenë një nxënës i klasës së 8-të, i cili ka përdorur armët e babait të tij për të kryer sulmin. Ai i kishte fshehur armët në një çantë shpine dhe ka hapur zjarr brenda ambienteve të shkollës.
Guvernatori konfirmoi gjithashtu se autori ka humbur jetën pas ngjarjes.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e sulmit.
Top Channel