“Zgjedhjet në Hungari i humbi Trump, i fitoi Soros. Doktori dhe Muli përshëndetën fituesin”, ish-deputeti i PD: Nuk po kuptoj, të gëzohem apo të hidhërohem

14/04/2026 13:24

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka reaguar në lidhje me humbjen e kryeministrit Viktor Orban dhe fitoren e pasardhësit të tij Peter Magyar, por duke e krahasuar me Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se humbja në Hungari i përket edhe Trump-it, teksa shtoi se këtu ka fituar Alex Sorosi.

“Nuk po arrij te kuptoj, ndoshta me ndihmon ndokush: Trump dergoi Zv.Presidentin Vance ne mbeshtetje te Orban. Foli edhe vete ne mitingun permbylles te Orban nga telefoni.

Orban humbi zgjedhjet. I bie qe humben edhe Trump e MAGA ne Hungari. Aleks Sorosi e pershendeti nxehtesisht humbjen e Orban dhe fitoren e Magyar. Normal, ai eshte armik me Orban dhe Trump.

Doktori dhe Muli pershendeten fitoren e Magyar dhe thane tani eshte rradha e Rames te ike si Orban. Ne ne PD me ke jemi, me Trump apo me Soros?

Nuk po arrij ta kuptoj, te gezohem apo te hidherohem nga zgjedhjet ne Hungari? Apo kemi te bejme me ate kengen:

Mora pushken dola malit

E luftova per atdhe

Por se dija une i ziu

Se armiku qe me ne.

Ju lutem me ndihmoni!”, thuhet në postimin e plotë të tij.

Top Channel