LIVE Atl. Madrid-Barcelona/ Katalanasit drejt përmbysjes, Lamine Yamal shënon që në minutën e 4-të (Video)
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar një video nga Njësia 9 në Tiranë, ku ka denoncuar problematikat me mbetjet urbane në zona të banuara.
Me anë të një reagimi në Facebook, Braçe shprehet se situata pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, por jo vetëm, është shqetësuese.
“Ky qytet është ironik pafund. Banorët jetojnë këtu, këtu shitet ushqim. Në çdo cep të Tiranës është kështu. Duhet gjetur një zgjidhje. Ky lloj pisllëku është shqetësues. Duhet të gjejmë një zgjidhje. Është tmerr”, shprehet Braçe.
Deputeti ka shtuar se kjo situatë shqetësuese është vënë re edhe nga turistët, të cilët sipas tij e keqvlerësojnë Tiranën kur shohin këtë pamje.
“Inertet urbane janë një tmerr. Pas Piazza-s banorët më thanë se kanë mbi dy muaj aty dhe vijojnë e hedhin. Pas shkencave, muri tjetër është një qendër sociale.
Ndërkohë banorët më bënë me dije shqetësimin se të huaj shumë që banojnë në lagje shohin këtë pamje e keq vlerësojnë Tiranën”, shkruan më tej deputeti Braçe.
Top Channel