Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mikut tim Viktorit, suksese kryeministrit të sapo zgjedhur

13/04/2026 15:56

Kryeministri Edi Rama ka uruar kryeministrin e ri të Hungarisë, duke i cilësuar si zgjedhjet e mbajtura dje si mbresëlënëse.

Një urim e kishte edhe për Viktor Orban, me të cilin tha se ka qenë kënaqësi e veçantë që të bashkëpunonte.

“Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij.

Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona”, shkruan Rama.

Top Channel