“T’i kundërvihemi qeverisë”, Berisha të tijve: Shkarkoni ChatGPT dhe Gemini, do t’ju ndihmojnë

13/04/2026 15:15

Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, është ndalur te rrëzimi i Viktor Orban, duke thënë se opozita atje dominonte rrjetet sociale.

Këtë e solli si shembull që t’u thotë demokratëve që duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Berisha madje kishte një porosi shumë specifike, kur u tha se duhet të shkarkojnë aplikacione me inteligjencë artificiale për t’i ndihmuar në “luftën’ kundër deklaratave të Edi Ramës dhe qeverisë.

“Opozita aty opozita kishte dominuar në rrjetet sociale… T’i kundërvihemi. Ne mjete të sigurta kemi rrjetet tona sociale, aty nuk na pengon dot njeri. Shkarkoni të gjithë AI, t’i keni në celular. ChatGPT, Claude dhe Gemini. Kanë një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë.

Sigurisht që ndonjëherë kanë halucinacione, por ndihma e tyre është e jashtëzakonshme. Ato aplikacione duhet t’i keni në mënyrë që të kundërshtoni ato trillime që ai bën. PD ka nevojë urgjente për këto ndërhyrje në mënyrë që të njohë një dimension të ri dhe të sigurtë në betejën tonë”, tha Berisha.

Top Channel