Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë për gjashtë shtetas nga Durrësi.

Bëhet fjalë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; dhe L. L., 21 vjeç, të cilët dyshohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 12.04.2026, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes ekipeve Vllaznia dhe Teuta, e zhvilluar në stadiumin Loro Boriçi.

Dyshohet se të rinjtë kanë dëmtuar disa stola në tribunat E4 dhe E5 të stadiumit dhe më pas i kanë hedhur në fushën e lojës.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel