Ministri i Shëndetësisë në Hungari bëhet viral para se të betohej, kërcimi i tij pas fitores në zgjedhje “pushton” rrjetin 13/04 11:36
9 persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror izraelit në qytetin Tefahta në jug të Libani, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve shtetërore.
Sulmi ndodhi të dielën, ndërsa situata e sigurisë në rajon vijon të mbetet e tensionuar për shkak të përshkallëzimit të konfliktit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetit Publik e Libanit, që nga 2 marsi në vend janë vrarë të paktën 2,055 persona dhe janë plagosur 6,588 të tjerë si pasojë e luftimeve.
Autoritetet libaneze paralajmërojnë se bilanci mund të rritet më tej, ndërsa përplasjet në kufirin jugor vijojnë pa shenja uljeje të intensitetit.
Top Channel