Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Vlorë në një bashkëbisedim me operatorët turistikë mbi sezonin turistik, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit.
Rama tha se rritja e turizmit gjatë muajit mars 2026, krahasuar me marsin e një vitit më parë ka një rritje të madhe.
“Në çdo emër të vendeve prej nga vijnë turistët, në mars krahasuar me marsin e kaluar, vizitorët nga Italia, janë rritur me 11%. Vizitorët nga SHBA janë rritur me 45%, nga Gjermania me 23%, nga MB me 22%, nga Spanja me 34%, nga Austria me 20%, nga Norvegjia me 105%, nga Belgjika me 4% dhe nga Danimarka me 711%… këto janë të dhëna nga kufiri që do të thotë që këtu flas për shifrat e gjithë Shqipërisë. Por ka ca gjëra që duhet t’i diskutojmë sot’, u shpreh Rama para operatorëve.
Top Channel