Ndërron jetë pas një infarkti mësuesi në Maliq, pasi doli nga mësimi…/ Bënte disa kilometra në këmbë për të arritur te nxënësit në fshatin e largët
U çel sot Tiranë Samiti i IV i Diasporës, e konsideruar një ngjarje e rëndësishme kombëtare që mbledh shqiptarët nga e gjithë bota, në një platformë unike bashkëpunimi, promovimi të identitetit dhe zhvillimi.
Samiti, që do të mbahet në datat 13,14 dhe 15 prill me logon “Përmes rrënjëve lartësohemi”, bëri bashkë përfaqësues të diasporës, institucioneve shtetërore, biznesit, akademisë dhe shoqërisë civile, me qëllim forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë saj.
Sikurse duket në fotot e shkrepura nga LSA, përfaqësuesit e diasporës janë takuar edhe me politikanët shqiptarë. Disa prej fotove kanë shkrepur edhe momentin teksa kreu i shtetit Bajram Begaj, diskuton me kryeministrin Edi Rama.
Top Channel