Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj katër të dyshuarve si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se masa e sigurisë “arrest në burg” u la e pandryshuar për të dyshuarit Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj.

Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se nuk ka asnjë shkak ligjor për shfuqizimin ose zëvendësimin e masës.

Top Channel