Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nga Trump, reagon von der Leyen: Do të na dëmtojë, liria e lundrimit ka rëndësi të madhe

13/04/2026 13:10

Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar për pasojat ekonomike të krizës në Lindjen e Mesme, duke folur edhe për vendimin e Trump për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas një takimi të Komisionit mbi situatën në rajon, ajo u shpreh: “Ne patëm një debat politik, veçanërisht mbi ndikimin ekonomik të krizës në Lindjen e Mesme.”

Von der Leyen theksoi rëndësinë strategjike të Ngushticës së Hormuzit, duke deklaruar: “Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është dëmtuese dhe liria e lundrimit është me rëndësi të madhe.”

Ajo nënvizoi se zhvillimet në këtë zonë mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta në tregjet globale dhe ekonominë ndërkombëtare.

Top Channel