Big Brother VIP/ Miri thyen kutinë e dytë të emergjencës, çfarë shkruhej brenda në zarf
13/04/2026 11:21
Pas Rogertit, Miri u bë banori i dytë që thyen një nga kutitë e emergjencës të vendosura brenda në shtëpi.
Mëngjesin e kësaj të marte, finalisti vendosi që të thyente kutinë dhe të lexonte çfarë shkruhej brenda në zarf.
“Fitove të drejtën të ftosh një mik në shtëpinë e Big Brother”, shkruhej në zarf, me banorin që përfitoi kështu një shpërblim.
Tani ka ngelur vetëm një kuti emergjence, që do të thyhet nga Selin ose Mateo.
Top Channel